Post-modernizmi e falsifikon dhe vetë imaginatën!

post-modernizmi thuase e falsifikon dhe vetë imaginatën – diç si seriozitet shaka-logjik : )

…përrallat dhe imagjinatat, Xhulietat e Shehrezadat, i gjithë klasicizmi i romantikave përrallore… ishin se ç’na ishin, askush s’e konteston që Dulçineja do ketë vuajtur pa hile për Don Kishotin, njësoj dhe Elena e ngratë e përrallave arturiane për Lancelotin, klasicizmi s’kishte “hile” as falsitet, përrallat tradicionale që nga zanafilla e tregimtarisë, me mijëra vjet e me shekuj të pafajshme, diç si imagjinatë e “virgjër”… pavarësisht se kush i shpikte, bie fjala 1001 netët ishte trill “orientalistik” i ujdisur nga vetë Oksidenti (për qëllime argëtuese-përfituese – ngjashëm si Llambat e Aladinit që ujdisen sot me magjinë e Disney, ngjashëm si “Princat e Persisë” që ujdisen nga Hollivudi, thjesht “biz-entertainment”, dmth. biznes-argëtim (të shesësh përralla do t’thotë të tregtosh me flluskash në erë), me Ali Babat e me Shehrezadat ishin imagjinatë perëndimore, sa për Shehrezaden dihet, çështje libraxhinjsh e tregtaresh, by the way… sot njësoj shiten dhe përrallat “harry-pottereske, apo jo : )

…gjithsesi, sëfundi gjërat vetëm sa janë përkeqësuar, tani storiet moderne të romancave aq larg “pafajësisë” së dikurshme, thuase gjithçka e pllakosur nga “stisja” e falsiteti, ndaj modernizmit dhe kishte sadopak “rezistencë”, mirëpo post-modernizmi thuase ka vendosur ta falsifikojë dhe vetë imaginatën, bie fjala arti reklamatik i ditëve tona thjesht si marramendja, na përhumb diku në delirin, e vështirë t’i rezistosh, na merr me vete, na trullos me lloj-lloj maskash e nuancash mashtrimtare, komercializmi madje dhe bukurinë (imagjinare) të përrallave provon ta “përdor” si truk për joshjen, reklamat e ndryshme (grafike e videografike – ashtuquajtur “arti i komunikimit vizual”) s’lënë gjë pa “prishur”, klisheve parodizuese s’iu shmangen as vetë përrallat romantike, ja një lloj dëshmie… shih grafikën “përrallore” ngjitur, shih sa larg kanë vajtur reklamatikat moderne me falsitetin, pa pikë turpi tallen me pafajësinë përrallore : )
(sguraziu, ap shkurt 2020)